Mitsotakis: Kammenos është bashkëfajtor i Tsiprasit në Prespë

Maqedonia

Mitsotakis: Kammenos është bashkëfajtor i Tsiprasit në Prespë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 22:54
Kyriakos Mitsotakis

Kryetari i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis duke biseduar në komitetin politik të partisë së tij tha se “Panos Kammenos duhej para disa muaj të ikë nga Qeveria, nëse me të vërtetë dëshironte ta pengojë marrëveshjen e Prespës”.

Mitsotakis drejtoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe ndaj Panos Kammenos pas njoftimit të tij se me siguri do të dalë nga koalicioni për shkak të marrëveshjes së Prespës.

“Duhet të flasim për bashkëfajësi, sepse Kammenos është bashkëfajtor i Tsiprasit pas Prespës. Nëse nuk pajtohej, duhet që atëherë të ikë. Por, në vend të tij, nga Qeveria iku arkitekti i marrëveshjes së Prespës, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Kotzias”, tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat