“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të shtunën organizon protesta

Maqedonia

“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të shtunën organizon protesta

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:36
Kodra e Diellit

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” informon se ditën e shtunë (12 janar) në orën 11:00 do të organizojnë protesta, kundër siç thonë ata, shkatërrimit të kësaj qendre turistike.

Protesta do të mbahet tek teleferiku i qytetit të Tetovës, i cili gjendjet në fillim të rrugës për në Kodrën e Diellit.

“Turizmin që kanë Struga dhe Ohri tre muaj, Tetova duhej ta kishte dymbëdhjetë muaj! Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gatishmërinë tonë për ti kërkuar llogari qeverisë, që të ndërmarrë hapat e duhur drejt zgjidhjes së përhershme të problemeve në Kodrën e Diellit”, thuhet në njoftim.

Ata ditë më parë organizuan konferencë për shtyp, në të cilën ju dhanë afat organeve kompetente që të plotësojnë kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëruan bllokim të rrugëve dhe masa tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat