Zaev: Po kërkohet një zgjidhje e mundshme me Lëvizjen Besa, identiteti nuk është i rrezikuar

Maqedonia

Zaev: Po kërkohet një zgjidhje e mundshme me Lëvizjen Besa, identiteti nuk është i rrezikuar

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:40
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se po bisedon me Besën e Bilall Kasamit për gjetjen e një formule teknike në lidhje me shtetësinë me qëllim që të sigurohen 80 deputetët e nevojshëm për miratimin e amendamenteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besa për këtë çështje është parimore, siç janë edhe tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, dhe të cilët janë ndër të parët që të mbrohet identiteti maqedonas. Thelbi i Besës është që nëpërmes formulimit të maqedonas/qytetarë të RMV-së të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët dhe të gjithë të tjerët në vend të quhen maqedonas. Ky është thelbi. Po shikohen aspektet teknike për zgjidhje. Kuptohet shtetësia është maqedonase dhe ashtu do të ngel. Për këtë nuk ka dilema. Besa nuk kërkon që të ndryshohet identiteti apo diçka të ngjashme. Po punojmë që të gjejmë një zgjidhje për një formulim teknik se si shtetësia të jetë maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërsa, shqiptarët dhe etnitetet tjera të mos quhen maqedonas” tha Zaev në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se maqedonasit në vend nuk duhet të frikësohen se ndonjë parti shqiptare ose deputet kërkon që të rrezikohet identiteti.

Zaev përsëriti se numri i saktë i deputetëve të cilët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese do të dihet gjatë aktit të votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat