Zemon: Do t’i mbroj interesat e bashkësive të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë

Maqedonia

Zemon: Do t’i mbroj interesat e bashkësive të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:31
Tomisllav Tuntev

Do t’i mbroj interesat e bashkësive etnike të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë, deklaroi sot në konferencën për shtyp deputeti Rubin Zemon, i cili dje zuri vendin e deputetit të dorëhequrit Tomisllav Tuntev.

“Për herë të parë do të ketë deputet i cili do t’i mbroj interesat e bashkësive më të vogla, të cilat janë të shënuar si “të tjerë”, ndërsa këtu përfshihen hebrenjtë, kroatët, boshnjakët, egjiptianët, hungarezët, bullgarët. Do të filloj të dëgjohet edhe zëri i interesave të këtyre bashkësive”, deklaroi Zemon.

Jovan Mitrevski koordinator i ri i grupit parlamentar të LSDM-së, Zemon në vend të Tuntevit.

Ai shtoi se edhe pse nuk janë në Preambulë të Kushtetutës, nuk mund të lejohet që këto bashkësi do të jenë të diskriminuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat