Mickoski: Zaev u betua se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën

Maqedonia

Mickoski: Zaev u betua se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:46
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot para protestuesve tha se është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe se Zaev po kërcënon  deputetët.

“E di se disa prej jush ndjehen të dëshpëruar me atë se çka po ndodh me identitetin. Por kjo është qëllimi që juve t’ju shkatërrojnë. Por kjo le të jetë vetëm fillimi i fundit të tyre”, deklaroi Mickoski.

Mickoski tha se në mesin tonë ka njerëz me mendime të ndryshme por ne sot ne këtu jemi me një qëllim të përbashkët dhe ajo është Republika e Maqedonisë.

“Kjo do të jetë e shkruar se ato të cilët premtuan jetë, premtuan gjithçka vetëm për të ardhur në pushtet, premtuan se do të punojnë, por punuan për vete, premtuan se do t’i mbrojnë interesat shtetërore, por ato ndryshuan emrin e shtetit, Zaev u betua se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën. Tani për këtë u betua?”, tha Mickoski

Kjo filloi siç tha, Mickoski që me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Ata të cilët vendosen të mbështesin Zaevin, mund të them se i kuptoj se janë të kërcënuar dhe poshtëruar por nuk mund t’ju jap të drejtë”, shtoi Mickoski.

Ai tha se u hap kutia e padorës, me kërkesat e bashkësive etnike, ku shtoi se sot gjithkush kërcënon.

Mickoski gjithashtu tha se Zaev po keqpërdor emrin e ambasadorëve të ShBA-ve dhe BE-së për presion ndaj deputetëve që të votojnë ndryshimet kushtetuese. Ambasadorët nuk bëjnë presion por Zoran Zaev është ai i cili po vrapon dhe po bën tregti në Kuvend për të siguruar shumicën e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat