Grupi i deputetëve të pavarur: Me Greqinë u dakorduam, ndërsa nuk mundemi në mes vete

Maqedonia

Grupi i deputetëve të pavarur: Me Greqinë u dakorduam, ndërsa nuk mundemi në mes vete

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:48
Grupi i deputetëve të pavarur

Grupi i deputetëve të pavarur, i përbërë nga tetë deputetë të opozitës të cilët votuan për hapjen e Kushtetutës, janë kundër kërkesave të Lëvizjes Besa. Nga atje thonë se nuk duhet të ndryshohet ajo çka është dakorduar me Greqinë, gjegjësisht që shtetësia duhet të jetë maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Nëse pranohen kërkesat e Besës, që të fshihet “maqedonase”, tetë deputetët do të tërhiqen dhe nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Nuk tërhiqemi nga ajo çka është dakorduar me Greqinë, gjegjësisht shtetësia të jetë maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore. Ky është qëndrimi jonë i fundit. Kjo është përfitimi më i madh dhe forcimi i identitetit. Me Greqinë jemi marrë vesh, tani do të thyejmë marrëveshjen në mes nesh”, thonë nga grupi i deputetëve ku koordinatore është Elizabeta Kançevska-Milevska.

Nga atje gjithashtu thonë se “ne nuk pranojnë asnjë tërheqje në zbatimin e marrëveshjes të cilat kanë të bëjnë me shtetësinë dhe këtu s’ka diskutime. Nuk pranojmë asnjë ndërhyrje në kodin kushtetues në lidhje me bisedimet, ndërsa që kanë të bëjnë me shtetësinë”, thonë nga grupi deputetëve të pavarur për “Fokus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat