Zëdhënësi i LSDM: Është arritur marrëveshje mes Zaevit dhe Kasamit

Maqedonia

Zëdhënësi i LSDM: Është arritur marrëveshje mes Zaevit dhe Kasamit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:10
Konstadin Konstadinov

Zoran Zaev dhe Bilall Kasami kanë arritur marrëveshje për votat “pro” të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese.

Këtë në konferencë për shtyp e konfirmoi zëdhënësi i LSDM-së, Konstadin Konstadinov, i cili tha se më vonë do të ketë edhe komunikata të përbashkëta.

Sipas marrëveshjes, kompromisi do të jetë në intervenimin e formulimit aktual të nënshtetësisë në dokumentet për shqiptarët e vendit.

Ndryshe, ditë më parë Zaev arriti marrëveshje edhe me Aleancën për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat