Aleksandrova: Marrëveshja e arritur me Lëvizjen Besa është e pranueshme për tetë deputetët e pavarur

Maqedonia

Aleksandrova: Marrëveshja e arritur me Lëvizjen Besa është e pranueshme për tetë deputetët e pavarur

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:57
Emilia Aleksandrova

Deputetja Emilia Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve që u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, tha se në negociatat mes Qeverisë dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit në mënyrë normative është precizuar mënyra se si do të shënohet nënshtetësia për bashkësitë etnike.

Ajo tha se formulimi i ri është në pajtim me ndrshyshimet kushtetuese të deritanishme konkretisht amendamentin 5. Deputetja theksoi se marrëveshja e arritur mes Zaevit dhe Kasamit është e pranueshme edhe se ato do të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

“Gjatë ditëve të kaluara në negociatat me Qeverinë kemi arritur të mbrojmë interesat maqedonase. Përkrah amendamenteve të pranuara, në mënyrë normative është precizuar mënyra se si do të shënohet nënshtetësia për bashkësitë tjera etnike. Ne do të votojmë “pro” ndryshimeve kushtetuese”, tha Aleksandrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat