Në ndryshimet kushtetuese janë përfshirë edhe kërkesat e partive shqiptare

Maqedonia

Në ndryshimet kushtetuese janë përfshirë edhe kërkesat e partive shqiptare

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:51
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar sonte ndryshimet kushtetuese, ku pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet kushtetuese janë kundërshtuar në vazhdimësi nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, por që nuk ka arritur t’i ndalë.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin të pranishëm në seancë, që sepse sipas tyre nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit, qoftë edhe vetëm me prezencë.

Mediat nga Maqedonia raportojnë se janë pranuar edhe amendamentet e partive opozitare shqiptare të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.

“Ne Ligjin kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë. Për maqedonasit do te vlejë ‘makedonsko’, ndërsa për shqiptaret /e Maqedonisë.

Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime te shtohet grafa e përkatësisë etnike. Për diasporën pranohet amendamenti që të radhiten bashkësitë etnike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat