Kryeparlamentari Xhaferi: Me votimin e sotëm, Maqedonisë iu hap rruga për BE dhe NATO

Maqedonia

Kryeparlamentari Xhaferi: Me votimin e sotëm, Maqedonisë iu hap rruga për BE dhe NATO

Më: 12 janar 2019 Në ora: 00:40
Talat Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese.

Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit maqedonas e ka konsideruar këtë si lajm shumë të rëndësishëm.

“Sot Parlamenti kurorëzoi përpjekjen për të arritur qëllimet e saj strategjike: anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave për në Bashkim Europian”, ka thënë Xhaferi.

“Përmes votimit ne sot vendosmë ta realizojmë këto qëllime strategjike për vendin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat