Maqedoni, ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa rrugë

Maqedonia

Maqedoni, ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa rrugë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:01
Ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore në Maqedoni vazhdon të zhvillohet në rrugë të lagështa, me mbetje të dëborës.

Për disa rrugë është hequr ndalesa për automjetet e rënda, ndërsa për një pjesë ende mbetet në fuqi. Ndalesë për lëvizjes e kamionëve ka në drejtim të rrugës Dibrë-Strugë, ndërkohë që ndalesë trafiku për autobusë ka në rrugën Tetovo-Kodra e Diellit, informojnë nga AMSM.

Ndërsa që nga ora 08:30 është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër në të dy drejtimet.

Intensiteti i trafikut në rrugët rurale është mesatar. Nuk ka vonesa të gjata në vendkalimet kufitare të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat