LSDM: Mickoski tashmë flet sikur Baçevi, i humbur në paaftësinë e vet

Maqedonia

LSDM: Mickoski tashmë flet sikur Baçevi, i humbur në paaftësinë e vet

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:38
LSDM

LSDM nëpërmjet një kumtese reagojnë ndaj konferencës për shtyp të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke e quajtur Mickoskin zëdhënës të Janko Baçevit.

“Ushtari anti-perëndimor, Hristjan Mickoski tashmë flet sikurse Janko Baçev, në nivel të ulët dhe i frustruar, si politikan i mposhtur dhe i pasuksesshëm, i humbur në paaftësinë e vet”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre Mickoski do të mbahet mend si njeriu që bashkërisht me Gruevskin, Ivanovin dhe Baçevin punonte kundër të ardhmes së qytetarëve dhe Maqedonisë në BE dhe NATO, por që nuk ia ka arritur dhe është mposhtur.

“Qytetarët dhe forcat progresive të vendit nuk lejuan të bllokohet e ardhmja e Maqedonisë në NATO dhe BE”, kumtojnë nga LSDM duke shtuar se e gjithë bota demokratike, BE, NATO, ShBA-të e uruan përgjegjësinë e qytetarëve dhe deputetëve dhe përshëndetën miratimin e ndryshimeve kushtetuese që hapin rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat