May: Vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës, moment historik për Maqedoninë

Maqedonia

May: Vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës, moment historik për Maqedoninë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 09:13
Theresa May dhe Zoran Zaev

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë se Marrëveshja e Prespës është një moment historik për Maqedoninë.

“Momenti historik për Maqedoninë me votë pozitive për Marrëveshjen e Prespës. Urime për parlamentin dhe qeverinë e Maqedonisë”, ka shkruar sot në Twitter kryeministrja britanik.

Kuvendi në Maqedoni dje, me 81 vota “për”, miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

Tashmë pritet që edhe Parlamenti grek të ratifikojë e Marrëveshjen e Prespës, duke mundësuar kështu hapjen e rrugës për integrimin e vendit në BE.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat