Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Me marrëveshjen e Prespës duhet të mbyllet kapitulli i ndarjeve

Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Me marrëveshjen e Prespës duhet të mbyllet kapitulli i ndarjeve

Më: 13 janar 2019 Në ora: 12:01
Marrëveshja e Prespës

Lidhja Demokratike konsideron se me zbatimin e marrëveshjes së Prespës duhet të mbyllet kapitulli i akuzave të ndërsjellta dhe ndarjeve dhe të gjithë së bashku të ecim para.

“Vërtetë është se s’ka maqedonas që gëzohet se emri i shtetit ndryshon, por është fakt se këto procese të dhimbshme do t’i hapin dyert Maqedonisë drejt vlerave dhe standardeve evropiane. Proceset euroatlantike janë fuqi motorike dhe vetëm nga ne varet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian”.

Sipas tyre marrëveshja e Prespës është punë e kryer por tani duhet t’i përveshin duart dhe të punojmë për t’i përshpejtuar reformat, të sigurojmë ligjet të vlejnë njëlloj për të gjithë dhe për ta kundërshtuar krimin dhe korrupsionin

“Ne jemi për krijimin e ambientit dhe kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe korrekte për kryetar shteti, si dhe për zgjedhje kuvendare por në vitin 2020”, thonë nga Lidhja Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat