Osmani: BDI është kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare

Maqedonia

Osmani: BDI është kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:27
Bujar Osmani

Sot në konferencë zëvendës-kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se “BDI është kundër idesë për zgjedhje të parakohshme kuvendare ku do të mbahen së bashku me zgjedhjet për kryetar shteti”.

“Sot vlerësimet dhe interesat partiake thonë se BDi nëse do të kishte zgjedhje nesër, do të kishte rezultat shumë të mirë nga ajo që e ka pasur në dhjetor të vitit 2016, megjithatë mbetemi në qëndrimin se çështja e anëtarësimit në NATO dhe BE duhet të rrethohet”, deklaroi Osmani.

Ai duke u përgjigjur në pyetje gazetarësh shtoi se më e rëndësishmja është të përqendrohen në rrethimin e anëtarësimit në NATO si dhe në fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Ideja se përse e nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe përse i bëmë ndryshimet kushtetuese nuk është vetëm të zgjidhet çështja, por të garantohet anëtarësimi në NATO dhe mendoj se të gjithë energjinë politike duhet ta përqendrojmë në rrethimin e anëtarësimit në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në këtë vit”, deklaroi Bujar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat