Bujar Osmani: Presim rezultate konkrete këtë vit

Maqedonia

Bujar Osmani: Presim rezultate konkrete këtë vit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:13

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ka realizuar takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni para të cilëve e prezantoi statusin e zbatimit të Planit 18.

Osmani në fillim të mbledhjes theksoi se kanë arritur të mbyllin gjitha çështjet e hapura politike, duke referuar fillimisht për suksesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

“Kemi progres serioz praktikisht në të gjitha sferat e Planit 18: në gjyqësor, ku numër i madh ligjesh janë në fazën finale; reforma në shërbimet e sigurisë, ku sistemi i përgjimit tani më është i ndarë në mënyrë adekuate nga sistemi sigurisë dhe kundërzbulimit; ndërkaq progres ka edhe në aktivitetet e parapara me reformat në administratën publike”, tha Osmani.

Ai në fund shprehu mirënjohje deri te ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre në procesin reformues dhe në përgjithësi integrimeve evropiane të vendit, duke shprehur shpresën se kjo mbështetje do të rezultojë edhe me rezultate konkrete këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat