Karaxhoski: Fëmijët e pavaksinuar, do të vaksinohen nëpër shkolla

Maqedonia

Karaxhoski: Fëmijët e pavaksinuar, do të vaksinohen nëpër shkolla

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:12
Ilustrim

“Në fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë do të kontrollohen librezat e nxënësve të shkollave fillore dhe të gjithë ata që nuk janë vaksinuar kundër fruthit, këtë do ta bëjnë në shkollë”, tha për Alsat, Zharko Karaxhovski, epidemiolog specialist në Institutin për Shëndet Publik.

Ai gjithashtu theksoi se mbrojtja e vetme kundër sëmundjes është vaksinimi dhe për këtë arsye, tha se ekipet mjekësore do të fillojnë që vaksinimin ta zbatojnë nëpër shkolla.

Ndërsa për fëmijët që janë vaksinuar ndërkohë, Karaxhoski tha se është e nevojshme që dhjetë ditët e para të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të krijojnë imunitet dhe të mos ekspozohen me viruse tjera.

Ndryshe, ditëve të fundit për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga fruthi, Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemie në rajonin e Shkupit, duke ftuar prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat