Rusia: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, i imponuar - ta shqyrtojë OKB-ja

Maqedonia

Rusia: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, i imponuar - ta shqyrtojë OKB-ja

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:01
Maqedoni

Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit është imponuar nga jashtë dhe nuk pasqyron vullnetin e popullit, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse, me përfundimin se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

"Ajo që ne shohim është vazhdimi i procesit të ndryshimit artificial të emrit të shtetit të imponuar nga jashtë me qëllim që Shkupi të bashkohet me NATO sa më shpejt që të jetë e mundur," thuhet në kumtesë.

Ministria e Jashtme ruse kujton se më 11 janar Parlamenti i Maqedonisë votoi për të miratuar ndryshimet kushtetuese mbi ndryshimin e emrit të vendit në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

"Me këtë është shkelur ligji i Maqedonisë. Pozita e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe opinioni i shumicës së popullsisë, që hedhin poshtë Marrëveshjen e Prespës, nuk merren parasysh ", thekson MPJ.

Në njoftim gjithashtu tërhiqet vëmendja për vazhdimin e tubimeve të protestës në Shkup dhe qyteteve të tjera maqedonase, që thuhet se është një tregues i polarizimit të thellë të shoqërisë.

"Është e qartë se kjo metodë e zgjidhjes së çështjeve me rëndësi kombëtare për të ardhmen e vendit nuk pasqyron vullnetin e popullit të saj dhe nuk mund të shërbejë si një instrument për një zgjidhje afatgjatë të problemit të emrit të vendit", thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat