LSDM: OBRM-PDUKM e shkatërroi sistemin shëndetësor në Maqedoni

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM e shkatërroi sistemin shëndetësor në Maqedoni

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM, kanë hedhur akuza ndajë OBRM-PDUKM-së, për siç thonë, shkatërrimin e shëndetësisë në Maqedoni dhe shpërndarjen e gënjeshtrave me qëllimin që të bëjë panik deri tek qytetarët.

“Epidemia e fruthit çka u shfaq është vendosur nën kontroll. Sot po përdoren vaksina të kontrolluara dhe të sigurta, të një nga prodhuesit më cilësor nga Belgjika.

Qytetarët janë të informuar saktë dhe në kohë, vetëm në bazë të fakteve dhe dëshmive mjekësore”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se menaxhimi i keq me shëndetësinë, ilaçe jo cilësore çka i ka shpërndarë atëherë OBRM-PDUKM, ka ndikuar shumë në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor.

Nga atje shtojnë se lëshimet çka ka bërë OBRM-PDUKM gjatë 11 viteve të kaluara ende po ndjehen në mesin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat