Me pasaportë të Maqedonisë, pa viza udhëtohet në 125, me të Kosovës në 44 vende të botës

Maqedonia

Me pasaportë të Maqedonisë, pa viza udhëtohet në 125, me të Kosovës në 44 vende të botës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Maqedonia është në vendin e 43-të, Shqipëria në të 50-tin, kurse Kosova në të 94-tin në listën e vendeve pasaportat e së cilës mundësojnë udhëtim më të lehtë, tregon renditja që e ka bërë Henley Passport Index për vitin 2019.

Sipas kësaj renditjeje, me pasaportë të Maqedonisë lirisht, pa vizë, mund të udhëtohet në 125 vende, me të Shqipërisë në 115, ndërsa me të Kosovës në 44 vende të botës.

Nga vendet e rajonit, pasaportë me të cilën më lehtë udhëtohet ka Greqia e cila është në vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11-të, Bullgaria në të 18-tin, Kroacia është në të 20-tin, pas saj është Serbia në të 40-tin, Mali i Zi në të 45-tin, ndërsa Bosnja e Hercegovina në të 49-tin.

Pasaportë më të fuqishme ka Japonia, ndërsa pas saj janë Singapori, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania.

Në fund të listës nga gjithsej 190 vende të renditura janë Pakistani, Somalia, Siria dhe Afganistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat