Zyrtarizohet gjuha Shqipe në Maqedoni, arritje shumë e madhe për stabilitetin e shtetit

Maqedonia

Zyrtarizohet gjuha Shqipe në Maqedoni, arritje shumë e madhe për stabilitetin e shtetit

Nga: A.Sh Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së shkruan se shqiptarët tani janë bërë faktor përcaktues i zhvillimeve politike në Ballkan dhe mundësuan zgjedhjen e një qeverie që merr parasysh interesat e shqiptarëve, duke siguruar kështu stabilitetin e shtetit të Maqedonisë.

Postimi i plotë

GJUHA SHQIPE ZYRTARIZOHET NË MAQEDONI - Kjo është një arritje e madhe për stabilitetin e shtetit të Maqedonisë. Përgëzime për forcat politike shqiptare në Maqedoni për këtë arritje.

Shqiptarët tani janë bërë faktor përcaktues i zhvillimeve politike në Ballkan. Në Maqedoni shqiptarët mundësuan zgjedhjen e një qeverie që merr parasysh interesat e shqiptarëve, duke siguruar kështu stabilitetin e shtetit të Maqedonisë. Në Mal të Zi, në zgjedhjet e fundit parlamentare shqiptarët ishin përcaktues për fitoren e forcave politike pro evropiane dhe pro NATO, duke ndaluar kapjen e këtij shteti nga politika ruse.

Në anën tjetër, me Shqipërinë në NATO dhe drejt BE-së, si dhe me Kosovën e pavarur që ka orientim të qartë euro-atlantik, shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë në pozitë më të volitshme historikisht.

Kjo fuqi politike e shqiptarëve duhet të shfrytëzohet: (i) për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe (ii) për ruajtjen e orientimit pro-perëndimor të të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe integrimin më të shpejtë në BE të këtij rajoni si tërësi.

BE-ja duhet ta shfrytëzoj këtë orientim të palëkundur pro evropian të shqiptarëve kudo që janë në Ballkan për ta integruar sa më parë këtë rajon në familjen e madhe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat