Qeveria e Maqedonisë: Pasi Ivanov e shkeli Kushtetutën, vazhdon demokracia kuvendare

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Pasi Ivanov e shkeli Kushtetutën, vazhdon demokracia kuvendare

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:27
Gjorge Ivanov

Nga Qeveria e Maqedonisë reagojnë ndaj kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili më herët  tha se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në “Gazetë Zyrtare” paraqet vepër penale.

“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezultat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë pran Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e vlefshmërisë në lidhje me Marrëveshjen e Përkohshme nga vitit 1995 dhe për vendosjen e një partneriteti strategjik në mes dy palëve (Marrëveshjes së Prespës) është në kompetencë të plotë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë” thonë nga Qeveria e Maqedonisë duke shtuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e mbështet vendimin që të dy ligjet të publikohen në “Gazetën Zyrtare” me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, duke patur parasysh shkeljen e Kushtetutës nga ana e kryetarit, Gjorge Ivanov.

Sipas tyre Ivanov ishte i obliguar që të nënshkruaj dekretin për shpalljen e të dyja ligjeve dhe atëherë kur ai, siç thonë nga ata, vendos që të shkel Kushtetutën, është e patjetërsueshme që të merren masa të cilat janë në pajtueshmëri me Kushtetutën me qëllim që të vazhdoj të funksionoj demokracia kuvendare.

Nga Qeveria gjithashtu thonë se sipas nenit 51 paragrafi 2 nga Kushtetuta e RM-së, çdo kush është i obliguar që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet ndërsa sipas nenit 75, paragrafi 3 i Kushtetutës së Maqedonisë, kryetari i shtetit është i oblgiuar që të nënshkruaj dekretin e shpalljeve të ligjeve të cilën i sjell Kuvendi i Maqedonisë.

“Të dy ligjet, Ligji për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, janë miratuar për herë të dytë me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve në muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa Ligji për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës me 5 qershor|, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në fund ata shtojnë se për shkak të mos përmbushjes së obligimeve të Ivanov, kryetari i Kuvendit e vetmja gjë që i mbetet është përmbushja e detyrës që rrjedh nga Neni 52 i Kushtetutës dhe rikujton Ivanovin se ai nuk është organ ligjvënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat