Qeveria e Maqedonisë: Ligji për luftimin e korrupsionit me procedurë të shkurtuar

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Ligji për luftimin e korrupsionit me procedurë të shkurtuar

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:30
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 115-të solli vendimin që Kuvendin të Maqedonisë t’i propozojë Propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave të sillet me procedurë të përshpejtuar dhe me flamur evropian.

Ky veprim nga ana e Qeverisë bëhet në mënyrë sa më të shpejt me qëllim të përforcohet efikasiteti dhe pavarësia e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe për të forcuat kornizën ligjore dhe institucionale të Komisionit Anti-korrupsion për parandalim më efikas dhe luftë kundër korrupsionit.

Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe votoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat