Nikolla Dimitrov për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Maqedonia

Nikolla Dimitrov për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:36
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku do të realizojë takim me homologun e tij Mevlut Çavushoglu.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe gjithashtu takime në Kuvendin e Turqisë.

“Në fokusin e takimeve me ministrin Çavushogllu do të jetë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, përparimi i bashkëpunimit, si dhe këmbimi i mendimeve për disa çështje aktuale rajonale. Pritet që Dimitrov dhe Çavushogllu të nënshkruajnë memorandumin për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Turqisë për bashkëpunim në fushën e teknologjisë informatike dhe arkivat diplomatike”, thonë nga MPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat