Lavrov: Nuk jemi kundër emrit të ri të Maqedonisë, por në pyetje është legjitimiteti i procesit

Maqedonia

Lavrov: Nuk jemi kundër emrit të ri të Maqedonisë, por në pyetje është legjitimiteti i procesit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:56
Seregey Lavrov

Ministri për Punë të Jashtme të Rusisë, Seregey Lavrov deklaroi se Rusia nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, por në pyetje është legjitimiteti i procesit të ndryshimit të emrit të vendit.

“Ne nuk jemi kundër emrit. Shtrohet pyetja se sa është legjitim procesi dhe sa me të vërtetë është e kushtëzuar nga qëllimi i arritjes së konsensusit në mes Greqisë dhe Shkupit ose është i detyruar nga interesi i SHBA-ve që vendet e ballkanit sa më shpejtë ti përfitojë në NATO dhe të parandaloj çfarëdo ndikimi të Rusisë në këtë rajon”, tha Lavrov në konferencën vjetore me gazetarët, përcjell “Sputnik”.

Putin: Ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më herët për çështjen e emrit ka folur edhe presidenti Vladimir Putin i cili tha se ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat