Fletarrest ndërkombëtar për sulmuesin e Ziadin Selës

Maqedonia

Fletarrest ndërkombëtar për sulmuesin e Ziadin Selës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:45
Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vite e gjysmë burg për sulmin e deputetit Ziadin Sela

Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vite e gjysmë burg për sulmin e deputetit Ziadin Sela, gjykata i caktoi masën e “paraburgimit” ndërsa kur nuk i gjet në shtëpi gjatë kontrollit nga ana e policisë, ka fletrrest ndërkombëtar për të.

“Sa i përket pyetjeve të shumta gazetarëve lidhur me të dënuarit N.B, e informojmë publikun se stacion policor i cili bën kontrollin e zbatimit të masës së paraburgimit shtëpiak që i është caktuar ndaj të akuzuarit me vendim nga gjykata në maj të vitit 2018, dhe vazhduar me vendim të plotfuqishëm në korrik të vitit 2018, gjatë shqiptimit të vendimit të plotfuqishëm, dhe me propozim të prokurorit publik, e njoftoi gjykatën se i akuzuari nuk e ka respektuar masën e caktuar”, thuhet në njoftimin që sot pasdite e dërgoi Gjykata Themelore Shkupi 1.

Krahas Vojminovskit, për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela janë të dënuar edhe Kire Gjorgjievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micev, Nikolçe Dimitrievski, Oliver OShavkovski dhe Kosta Dellov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat