Afishe në Greqi: “Ti do ta tradhtosh Maqedoninë tonë”

Maqedonia

Afishe në Greqi: “Ti do ta tradhtosh Maqedoninë tonë”

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:06
Afishet

Derisa pritet që Kuvendi grek sonte në mesnatë të votojë për votëbesimin e qeverisë Cipras, nëpër rrugët e disa qyteteve në Greqi janë parë afishe me fotografitë e deputetëve që pritet të mbështesin qeverinë Cipras.

Në afishe shihen deputetët nga radhët e partisë SIRIZA dhe të “Grekëve të Pavarur”, kurse në mbishkrimin shkruhet “Ti do ta tradhtosh Maqedoninë tonë”.

Edhe pse nuk dihet se kush qëndron pas kësaj propagande, policia ka arrestuar katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat