Llashkoska: OBRM-PDUKM as bllokoj as iku nga formimi i Komisionit Anti-korrupsion

Maqedonia

Llashkoska: OBRM-PDUKM as bllokoj as iku nga formimi i Komisionit Anti-korrupsion

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:28
OBRM-PDUKM

Deputetja nga radhët e partisë opozitare maqedonase Ane Lashkoska tha se “OBRM-PDUKM gjatë kohë, më saktë nëntë muaj bënte thirrje se është e nevojshme formimi i menjëhershëm i Komisionit Anti-korrupsion në Republikën e Maqedonisë. Sot u vërtetua se OBRM-PDUKM as e bllokoi sjelljen e Komisionit Anti-korrupsion, as iku nga formimi i saj siç deklaronte LSDM”.

“Më vjen mirë që shumica qeverisëse e dëgjoi thirrjen tonë dhe u morën parasysh amendamentet tona me qëllim të sillet ligj sa më cilësor për formimin e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Siç thamë më parë, si opozitë amendamentet tona ishin të rëndësishme dhe në mënyrë drastike e ndryshuan tekstin”, tha deputetja Llashkoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se OBRM-PDUKM është e kënaqur që shumica qeverisëse më në fund ka kuptuar se Republikës së Maqedonisë i është i nevojshëm Komisioni Anti-korrupsion cilësor dhe profesional që do të punojë seriozisht dhe pa ndikime politike.

“Pranimi i amendamenteve është tregues e grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nuk ka për qëllim ta bllokojë procese të këtilla të rëndësishme”, tha Lashkoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat