Qeveria dhe opozita u pajtuam rreth Ligjit për parandalimin e korrupsionit

Maqedonia

Qeveria dhe opozita u pajtuam rreth Ligjit për parandalimin e korrupsionit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:49
Kuvendi i Maqedonisë

U arrit marrëveshje mes shumicës qeverisëse dhe opozitës rreth Propozim-ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. LSDM pranoi 20 nga 40 amendamentet e dorëzuara nga OBRM-PDUKM.

Deputetja e LSDM-së dhe koalicionit, Snezhana Kalleska-Vançeva theksoi se kanë mbetur në mbrojtjen e standardeve evropiane dhe vendosjen e mekanizmave efikase për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

“Nga 40 amendamente që u dorëzuan nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, gjetëm pajtueshmëri për 20 amendamente që janë në funksion të përforcimit të tekstit. LSDM nga fillimi mbetet në përforcimin dhe zgjerimi e kopetencave të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe këtë angazhim e bëmë. Çështja për këqyerje të drejtpërdrejt të llogarive të bartësve të funksioneve publike, është e mbyllur. Komisioni Anti-korrupsion do të ketë të drejtën e qasjes në llogaritë bankare, por edhe mbi 60 baza të dhënave”, tha Kaleska-Vançeva.

Ane Lashkoska tha se “OBRM-PDUKM gjatë kohë, më saktë nëntë muaj bënte thirrje se është e nevojshme formimi i menjëhershëm i Komisionit Anti-korrupsion në Republikën e Maqedonisë. Sot u vërtetua se OBRM-PDUKM as e bllokoi sjelljen e Komisionit Anti-korrupsion, as iku nga formimi i saj siç deklaronte LSDM”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat