Tsipras ka në duar dokumentin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Tsipras ka në duar dokumentin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:17
Zaev dhe Tsipras

Ashtu siç edhe pritej, mbrëmjen e së mërkurës ka mbërritur në Athinë dokumenti zyrtar i qeverisë së Shkupit, ku njoftohet se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka aprovuar ndryshimin e emrit të vendit.

Dokumenti mbërriti në Athinë nëpërmjet zyrës së kontaktit të Greqisë në Shkup, e menjëherë i është dërguar kryeministrit Alexis Tsipras, pikërisht në momentin që qeveria mori votëbesimin parlamentar me 151 vota pro.

Duke vlerësuar se është koha që edhe pala greke të nisë procedurat për të miratuar marrëveshjen, duke i dhënë fund ngërçit gati 30-vjeçar me fqinjin e saj verior, kryeministri grek deklaroi se është momenti që mes dy vendeve të hapet një faqe e re në marrëdhëniet dypalëshe, e një ogur i mirë për të dhënë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi në të gjithë rajonin, transmeton tch.

I shpëtuar vetëm me një votë prej mocionit të opozitës, tashmë kryeministrit Tsipras do t’i duhet të bindë deputetët e partisë së tij, por edhe deputetët e pavarur që e votuan për të qëndruar në krye të qeverisë, për të aprovuar marrëveshjen për emërtimin zyrtar të Maqedonisë së Veriut, e në vazhdim njohjen zyrtare të këtij vendi prej Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat