Ligji për antikorrupsion para deputetëve të Maqedonisë

Maqedonia

Ligji për antikorrupsion para deputetëve të Maqedonisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:03
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët në kuadër të seancës së 80-të, e cila do të fillojë në orën 16:00, do të debatojnë për propozim ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave, e cila është paraqitur me flamurin evropian dhe procedurë të shkurtuar.

Dje deputetët e pozitës dhe opozitës u dakorduan rreth këtij propozim ligjit. LSDM i pranoi 20 nga gjithsej 40 amendamente të cilat i kishte paraqitur OBRM-PDUKM.

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalleska-Vançeva tha se kanë qëndruar deri në fund në mbrojtje të standardeve evropiane për vendosjen e mekanizmit sa më efikas për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa deputetja e OBRM-PDUKM-së, Ane Llashkoska tha se pranimi amendamenteve është tregues se OBRM-PDUKM nuk ka për qëllim bllokimin e proceseve thelbësore, por se ka qasje serioze për përmirësimin e të gjitha proceseve që ndodhin në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat