Dëgjohen disa biseda telefonike në rastin “Monstra”, përjashtohet opinioni

Maqedonia

Dëgjohen disa biseda telefonike në rastin “Monstra”, përjashtohet opinioni

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:51
Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Monstra”

Me deklaratat e futura të prindërve të viktimave dhe me provat e tjera materiale në procesverbal për seancë kryesore filloi seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Monstra” të PSP-së për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Procedura vazhdoi me shfaqjen e dëshmive të siguruara me masa të veçanta hetimore me ç’rast, gjykatësi Ognen Stavrev e përjashtoi opinionin.

Për vrasjen e të rinjve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta, por Gjykata Supreme i pezulloi aktvendimet dhe rasti vitin e kaluar filloi nga fillimi, pasi PSP-ja e ndërmori rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat