Sheqerinska: Marrëveshja e Prespës ulë rreziqet për vendin dhe rajonin tonë

Maqedonia

Sheqerinska: Marrëveshja e Prespës ulë rreziqet për vendin dhe rajonin tonë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:44
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtes Radmilla Sheqerinska, sot ka realizuar takim me delegacionin e Drejtorisë Evropiane për Aktivitete të Jashtme, e udhëhequr nga drejtori për menaxhim me kriza dhe planifikim Gabor Inklodi.

Ky takim vjen pas dy muajve pasi Maqedonia ka dorëzuar iniciativë që të kyçet në projektin evropian për vlerësimin kërcënimeve hibride.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska në takim ka thënë se Qeveria ka finalizuar Marrëveshjen e Prespës dhe pas përmbushjes së obligimeve nga të dy palët, do të mundësohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

“Tanimë për disa javë Maqedonia do të ketë të drejtën të merr pjesë dhe të jep mendim në gjitha takimet e NATO-s. Qeveria promovon politika të reja të krijimit të miqësive dhe ka për qëllim të sjell bashkëpunim dhe falje në rajon”, tha Sheqerinska.

Ndërsa nga ana e delegacionit evropian është potencuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm partnerë, por edhe anëtarë të ardhshëm të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat