Çavushoglu: Mirëpresim Maqedoninë si anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia

Çavushoglu: Mirëpresim Maqedoninë si anëtarja e 30-të e NATO-s

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:59
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu sot u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ku diskutuan rreth ngjarjeve politike në Maqedoni dhe rajon.

“Me ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov biseduam për marrëdhëniet Turqi-Maqedoni dhe çështjet tjera rajonale. Pa humbur shumë kohë ne Maqedoninë dëshirojmë që ta shikojmë si aleate e 30-të e NATO-s”, shkruan Çavusoglu në rrjetin social Facebook.

Dimitrov në Turqi gjithashtu do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe takime në Kuvendin e Turqisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat