Nota verbale të cilën MPJ e Maqedonisë e dërgoi në Athinë

Maqedonia

Nota verbale të cilën MPJ e Maqedonisë e dërgoi në Athinë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Fqinjët përveç se raportojnë, ata kanë edhe deklaratë interpretuese, i tha dje kryeministri grek Aleksis Cipras liderit të Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, gjatë debatit në Parlamentin grek në lidhje me Notën verbale të dërguar nga MPJ e Maqedonisë në të cilën kumtohet se janë Përmbajtja e Notës verbale të cilën MPJ e Maqedonisë e dërgoi në Athinë përmbushur detyrimet në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

Shkrimin prej gjashtë faqeve nga Shkupi zyrtar deri te Athina zyrtare, kryeministri grek dje e dorëzoi deri te Parlamenti dhe deputetët, ndërsa dokumenti arriti edhe deri te gazetarët të cilët mbrëmë e ndiqnin votëbesimin e qeverisë së Ciprasit.

Në fillim të Notës verbale, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë e njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë se më 20 qershor Marrëveshja e Prespës ishte ratifikuar në kuvend, ndërsa më 11 janar të vitit 2019 se “në bazë të Nenit 1 (3) (e), Neni 1 (4) (d). Neni 1 (11) dhe Neni 1 (12) të Marrëveshjes, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Vendimin për shpalljen e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Vendimin për shpalljen e ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në amendamentin XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në vazhdim është sqaruar ajo që mbrëmë Cipras e përmendi në fjalimin e mbrëmshëm në Parlament në lidhje me gjuhën dhe shtetësinë.

Dokumenti deri te i cili ka arritur MIA, në vazhdim, përmban vendimet për amendamentet kushtetuese, njëjtë siç ishin publikuar më 12 janar në Gazetën Zyrtare.

Si edhe në të gjitha dokumentet zyrtare nga Maqedonia deri në Greqi, ashtu edhe në këtë dokument është vendosur vulë se vendi “nga Greqia është pranuar si FYROM/IRJM”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat