Qytetarët e Maqedonisë nuk mund të paraqesin korrupsionin me ligjin e ri

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë nuk mund të paraqesin korrupsionin me ligjin e ri

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Me 81 vota “për”, sot pasdite në Kuvend, me procedurë të shkurtuar u miratua Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Me këtë ligj, qytetarët nuk do të mund të paraqesin keqpërdorime të financimeve partiake në Komisioni e ri Anti-korrupsion, por këtë mund ta bëjnë vetëm përmes institucioneve shtetërore, partive politike dhe organizatave joqeveritare. Komisioni i ri Anti-korrupsion do të mund të kontrollojë llogaritë të politikanëve nëse paraprakisht është hapur procedurë dhe menjëherë do ta informojë se është hapur rast.

Me ligjin e ri vendosen ndryshime në vetë procedurën e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve, si dhe në statusin dhe pagat e tyre, ndërsa mandati i anëtarëve të Komisionit Anti-korrupsion do të zgjasë 5 vite pa të drejtën për rizgjidhje.

Një nga ndryshimet e këtij ligji është që  gjykatës i ndalohet të kërkojë nga gazetari ta zbulojë burimin e informacionit për korruptimin e politikanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat