Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për parandalimin e korrupsionit

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për parandalimin e korrupsionit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për” sot pasdite e miratoi në procedurë të shkurtuar Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se sot para deputetëve është një ligj cilësor dhe evropian në të cilin përfshihet rekomandimet e Komisioni Evropian dhe gripit të ekspertëve të Probes.

“Qeveria propozoi ligj që bazohet në Komision të fortë për parandalimin e korrupsionit me kompetenca të zgjeruara, Komision me mekanizma efikase për zbatimin e obligimeve, kritere serioze për zgjedhjen e përbërjes profesionale të këtij trupi, procedurë transparente gjatë zgjidhjes së anëtarëve me pjesëmarrjen e mediave dhe sektorit qytetar, të bëj kontroll në financimin e partive politike”, tha mes tjerash ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ndërkaq mbrëmë shumica qeveritare dhe partia opozita maqedonase OBRM-PDUKM bënë marrëveshje. ku u penuan 20 amendamente nga 40 amendamentet e propozuara nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat