Qeveria: Ligji për gjuhët i avancon të drejta e të gjitha komuniteteve joshumicë

Maqedonia

Qeveria: Ligji për gjuhët i avancon të drejta e të gjitha komuniteteve joshumicë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:01
Ilustrim

Ligji për gjuhë i avancon të drejta e të gjithë komuniteteve joshumicë dhe nuk parashikon punësime të reja, ndërsa gjuha maqedonase me alfabetin cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare edhe në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e Qeverisë në lidhje me zgjerimin e lajmeve të rreme dhe të pavërtetat për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve në Republikës së Maqedonisë.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve në RM, u miratua përkatësisht me procedurat e parashikuara në Kuvendin e RM-së. Opozita i kishte të gjitha mundësitë që me amendamente të marrë pjesë në harmonizimin e ligjit. Opozita vetë ka marrë vendim të mos marrë pjesë në procesin politik të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Mospjesëmarrja nuk e përjashton përgjegjësinë politike të opozitës për refuzimin e tyre të jenë pjesë e avancimit të të drejtave të qytetarëve në vendin tonë”, thonë nga Qeveria e RM-së.

Nga atje theksojnë se pohimet e rreme apo të pabaza për gjoja ngarkesë shtesë në buxhetit dhe për punësime të reja janë vetëm pretekste dhe obstruksione të opozitës.

“E vërteta është se Agjencia për zbatimin e gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, siç parashikon ligji dhe siç është konfirmuar me marrëveshjen politike për miratimin e tij, kadrovikisht do të ekipohen nga resurset ekzistuese njerëzore në ministri, agjenci dhe sekretariat. Nuk parashikohen punësime të reja”, thonë nga qeveria.

Zbatimi i dispozitave ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, është detyrim i të gjitha institucioneve të përfshira për zbatimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat