Kërcënoi deputetët dhe përhapi material racist në Facebook, nis procedura kundër shkupjanit

Maqedonia

Kërcënoi deputetët dhe përhapi material racist në Facebook, nis procedura kundër shkupjanit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sot kumtoi se  janë ndërmarrë masa për  publikimin e shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga ana e një 49 vjeçari I.J.  me të cilën ai ka shkaktuar  rrezik të sigurisë së deputetëve  në Kuvend dhe ka përhapur  material ksenofobik dhe racist.

Ai është i dyshimtë për vepër penale të bërë “rrezik të sigurisë” dhe “përhapje të materialit ksenofobik dhe racist nëpërmjet sistemit kompjuterik”.

Nga MPB theksojnë se Sektori për krim kompjuterik  dhe mjekësi ligjore digjitale do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të rasteve të tilla. U bëhet thirrje qytetarëve të cilët janë të ekspozuar në kërcënime të tilla  ose që dëshmojnë për kërcënime të tilla t’i paraqesin  në stacionin policor më të afërt ose në adresën elektronike  [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat