Propozohet paraburgim për qytetarin nga Ohri i cili ka shitur marihuanë

Maqedonia

Propozohet paraburgim për qytetarin nga Ohri i cili ka shitur marihuanë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Prokuroria Publike e Ohrit ngriti procedurë kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “shitje e palejuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe substancave psikotropike” nga neni 215 i Kodit Penal.

Krahas urdhrit të dhënë për zbatimin e procedurës hetimore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Ohër dorëzoi propozim për caktimin e masës paraburgim kundër të dyshuarit.

“Kryesi, 35 vjeçari nga Ohrit, ilegalisht ka blerë drogë marihuanë dhe ka mbajtur në shtëpinë e tij në Ohër. Në shtëpinë e të dyshuarit është kryer kontroll dhe është gjetur një kilogram drogë e paketuar në paketime më të vogla, si dhe pajisje për matje, dy matëse digjitale dhe mbetja nga materia”, njoftojnë nga Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat