“Nikob: Puna e të punësuarve është të sigurojnë dhe jo të sulmojnë gazetarë

Maqedonia

“Nikob: Puna e të punësuarve është të sigurojnë dhe jo të sulmojnë gazetarë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

“Agjencia kombëtare e sigurimit ‘Nikob’ këtë vit tradicionalisht e siguroi manifestimin e festës fetare ku hidhet kryqi në Vardar. Për festimin e një nga festat më të mëdha krishtere, agjencia jonë u kujdes me 30 sigurues, që manifestimi të kalojë në sa më mirë”, njoftojnë nga kjo agjenci sigurimi.

Ata shtojnë se në disa media raportonin në festën krishtere ka ardhur në një incident të padëshiruar dhe është sulmuar një gazetar që ka raportuar gjatë ngjarjes dhe për fat të keq, siç thonë nga agjencia e sigurimit, mediumi shfaqi pakënaqësi dhe akuzoi sjellje joprofesionale për të punësuarit e kësaj agjencia.

Ata thonë se “Nikob” edhe gjatë viteve të kaluara në mënyrë humane është kujdesur dhe gjatë kohës së manifestimit respektonte protokollin nga ana e organizatorit dhe në mënyrë të suksesshme ka siguruar manifestimin duke marrë lëvdata.

Për ngjarjen, nga kjo agjenci potencojnë se siguruesit kanë respektuar detyrat si planin e caktuar të lëvizjes dhe se puna e sigurimit ka qenë të sigurojnë dhe jo të sulmojnë gazetarë duke shprehur keqardhje që media dhe gazetarja duan t’i japin konotacion të tjetër ndaj punës tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat