Dimitrov: Marrëveshja e Prespës, tepër e madhe për të dështuar

Maqedonia

Dimitrov: Marrëveshja e Prespës, tepër e madhe për të dështuar

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:38
Nikolla Dimitrov

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha sot se marrëveshja e Prespa me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë është “tepër madhe për të dështuar”.

Në një intervistë me agjencinë turke Anadolu, Nikolla Dimitrov tha se çështjet që akordi do të zgjidhë janë tepër madhore dhe mbështetja që vjen nga e gjithë bota është thelbësore.

Dimitrov rikujtoi se Qeveria e kryeministrit grek Alexis Tspras para pak kohësh mori mbështetjen në Kuvend dhe thotë se së shpejti edhe marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Greqi.

“Maqedonia humbi një gjeneratë të tërë duke pritur kontestin e emrit”, tha i pari i diplomacisë së Maqedonisë duke cekur procesin historik të zgjidhjes së kontestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat