Maqedoni, për shkak të ajrit të ndotur vazhdon pushimi dimëror për nxënësit

Maqedonia

Maqedoni, për shkak të ajrit të ndotur vazhdon pushimi dimëror për nxënësit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur të zgjasë pushimin dimëror të shkollave deri më 23 janar për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të grimcave të dëmshme në ajër në shumë qytete të vendit.

Njoftimi i qeverisë thotë se kjo masë është marrë për të "ulur kohën e ekspozimit të nxënësve në ajrin e ndotur" dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Autoritetet e qytetit në Shkup kanë marrë një vendim për transportin publik falas dhe kostot e parkimit janë dyfishuar në mënyrë që të detyrojnë qytetarët të mos përdorin makina.

Ndotja e ajrit jashtëzakonisht të lartë është për shkak të përdorimit të druve të zjarrit dhe përdorimit të një numri të madh të makinave të vjetra, raporton AP.

Në ditët e fundit është raportuar deri në 10 herë sasia e grimcave të dëmshme në ajër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat