Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Të dëgjohet zëri i tregtarëve

Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Të dëgjohet zëri i tregtarëve

Më: 20 janar 2019 Në ora: 20:00
Lidhja Demokratike

Lidhja Demokratike kërkon nga ministria e Ekonomisë të propozojë deri te Kuvendi të shtyhet ndryshimi i këtij ligji për një vit, kurse në ndërkohë të bëj hulumtim për problemet në tregjet e gjelbërta dhe të propozojë zgjidhje duke shfyrtëzuar përvojat nga shtetet tjera.

“Në këtë mënyrë duhet që pronarët e tregjeve të kenë obligime për rritjen e standardeve higjienike, kushte për punë për shitësit, mbulimin e tregjeve si dhe kritere të qarta se kush mund të bëhet shitës”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokratike.

Sipas tyre një numër i madh i tregtarëve janë raste sociale që punojnë në kushte të vështira, në -10 apo deri në 40 gradë celsius.

“Institucionet duhet të mbajnë llogari edhe për parashitësit, pronarët e tregjeve dhe të gjithë të tjerët që kanë interes financiar, dhe ikin nga tatimi”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat