Komunikacioni në Maqedoni, mjegull dhe ngrica në disa rrugë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull dhe ngrica në disa rrugë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të lagura.

Për shkak të mjegullës është ulur shikueshmëria prej 50 deri 100 metra në Kërçovë, Manastir, Smojmirovo dhe Dellçevë.

Në disa rrugë për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat