Sheqerinska: Maqedonia tregoi se meriton të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia tregoi se meriton të jetë pjesë e NATO-s

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:44
Radmilla Shekerinska

“Disa javë e ndajnë Maqedoninë nga ulja në karrigen në NATO bashkë me vendet tjera anëtare pasi që vendi e ka mbaruar pjesën e saj nga obligimet lidhur me Marrëveshjen e Prespës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas takimit me shefin e Byrosë së Gardës Nacionale të SHBA-së, gjeneral Josef Lengiel.

Në konferencën e përbashkët, Sheqerinska vizitën e Lengielit e vlerësoi si në kohën e duhur, duke shtuar se në takimin e sotëm kanë diskutuar edhe për mënyrat e përparimit të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare Amerikane.

“Kemi biseduar për sfidat e rënda me të cilat Maqedonia është përballur në vitet e kaluara dhe patjetër të theksoj se vizita me të vërtetë është në kohë të shkëlqyer, në momentet kur Maqedonia dëshmoi se e meriton vendin e saj në Aleancë pasi që di që t’i zgjidh dhe jo t’i ngrijë dhe t’i ruajë problemet”.

“Vitin e kaluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkaq me miratimin e ndryshimeve kushtetuese treguam se si shtetin mund ta lirojë nga rëndesa që gjatë kohë e ka tërhequr drejt fundit, që nuk e ka lejuar që Maqedonia ta marrë vendin e saj të merituar në NATO dhe nuk ka lejuar që të jemi shumë ambicioz, as në pikëpamjen e NATO-s tonë, e as në pikëpamjen e anëtarësimit në BE”, tha Sheqerisnka.

Gjenerali Lengiel, i cili ndodhet për herë të parë në vizitë në Maqedoni tha se Garda Nacionale e SHBA-së është krenare që është partnere e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë. Dhe shtoi se SHBA e përkrah Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat