Anulohet sërish seanca për 27 prillin, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur për ankesën e Abdulfetah Alimit

Maqedonia

Anulohet sërish seanca për 27 prillin, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur për ankesën e Abdulfetah Alimit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Gjykimi për dhunën e 27 prillit të vitit 2017 është anuluar sërish, për shkak se akoma nuk kanë përfunduar procedurat për ankesat për refuzimin e kërkesave për amnisti.

Seanca e radhës është caktuar për më 31 janar.

Gjykata e Apelit akoma nuk ka vendosur për ankesën e Abdulfetah Alimit, i cili dorëzoi ankesë pasi iu refuzua kërkesa për amnisti.

Pasi të përfundojnë procedurat për ankesat për amnisti, pritet edhe të fillojë gjykimi për ngjarjet 27 prillit, i cili ndodhet në fazën përfundimtare.

Gjykimi do të vazhdojë kundër 18 personave, ndërsa 15 të akuzuarit tjerë në fillim janë liruar nga akuzat në pajtim me Ligjin për amnisti që miratuan deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat