Ruskovska: Vepra penale për 27 prillin mbetet e njëjtë, nuk ka ndryshime thelbësore

Maqedonia

Ruskovska: Vepra penale për 27 prillin mbetet e njëjtë, nuk ka ndryshime thelbësore

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:08
Villma Ruskovska

Aktakuza për ngjarjet e 27 prillit nuk ka pësuar ndryshime thelbësore dhe mbetet vepra e njëjtë penale, deklaroi sot para Gjykatës Penale prokurorja publike Villma Ruskovska.

“Aktakuza nuk ka pësuar ndryshime thelbësore. Ka specifikime në dëshmitë plotësuese të cilat ishin prezantuar. Sipas Ligjit për amnisti duhej më saktë të sqarohet se kush nga të akuzuarit çfarë vepre ka bërë, ndërsa kjo do të bëhet në fjalë përfundimtare”, deklaroi Ruskovska.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të mbetet vepra e njëjtë penale “rrezikim terrorist kundër rendit kushtetues”, Ruskovska tha “po”.

Ndryshe, seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend u anulua për më 31 janar, pasi Gjykata e Apelit akoma nuk ka vendosur për ankesat për refuzimin e kërkesave për amnisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat