Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjell vendim për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni.

Sipas çmimeve të reja një litër Eurosuper BS-95 do të jetë 61 denarë, Eurosuper BS-98 do të jetë 63 denarë, ndërsa Eurodizeli do të shitet për 58.50 denarë për litër.

Me çmimet e reja do të rritet edhe vaji i lehtë për amvisëri i cili do të shitet për 47.50 denarë, ndërsa mazuti do të kushtojë 29.522 denarë për kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat