Gjorçev: Pushteti po godet kategoritë më të dobëta të qytetarëve

Maqedonia

Gjorçev: Pushteti po godet kategoritë më të dobëta të qytetarëve

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:44
Vllatko Gjorçev

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se pushteti po godet pensionistët dhe kategoritë tjera më të dobëta në vend.

“Qeveria po zhgënjen gjithë qytetarët. Sjell ligje për tregun e gjelbër, ndërsa LSDM i godet pensionistët. Çdo herë kur LSDM është në pushtet, godet pensionistët. Me ndryshime ligjore me të cilat ju ndaloi pensionistëve të punojnë në tregje dhe të kenë të ardhura shtesë”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se partia në pushtet çdo herë godet kategoritë më të dobëta të qytetarëve.

“Pensionistët do të marrin pensione më të ulëta sesa në kohën e OBRM-PDUKM-së. Është anuluar dhe shkurtuar rritja që është dashur ta kanë pensionistët”, tha Gjorçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat